Plumb pas kokës, pastaj e hodhën në humnerë/ Ja si e gjeti policia trupin e biznesmenit te zhdukur Ruzhdi Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia është e bindur tashmë se trupi i gjetur në Dajt i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.

Trupi i Hoxhës është gjetur në një greminë i hedhur. Nga mbikëqyrja paraprake policia ka konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej. Fillimisht policia kishte marrë në pyetje familjarët duke kërkuar të dhëna edhe në lidhje me mënyrën se si ishte veshur ai ditën që u zhduk. Veshja e trupit të pajetë që u gjend i vdekur korrespondon me deklaratat e familjarëve.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur që prej 13 ditësh dhe familjarët kishin bërë denoncim në polici pasi nuk munden të vendosnin kontakte me të afërmin e tyre.

Pas verifikimeve, policia zbuloi se për herë të fundit me të kishte kontaktuar me shokun e tij Ferdinand Rrushi.

Në dëshminë e tij në polici, Rrushi tha kishin qenë për çështje pune me Hoxhën në Fushë Mezës duke mos dhënë më detaje në lidhje me këtë çështje. /abc

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV