Zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës: E kërkuam për 4 ditë, borxhet ia pagova unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe djali i viktimës Saimir Hoxha.  Ai është shprehur se prej katër ditësh para se të bënin denoncimin në polici e kishin kërkuar vetë.

Djali i viktimës ka treguar se babai i tij kishte dalë nga shtëpia së bashku me një person tjetër dhe që nuk ishte kthyer më.

I riu ka treguar se babai i tij kishte një jetë të shthurur pasi pinte kokainë dhe shpesh nuk shkonte në shtëpi, por që gjithmonë i njoftonte se ku do të ishte, djali madje ka shtuare se babai nuk kishte borxhe, pasi ky ia kishte paguar të gjitha.

Kujtojmë që Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune. Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë.

Pjesë nga dëshmia e Saimir Hoxhës.

Unë jam djali i madh i Ruzhdi Hoxhës , paraqitem në komisariat për të denoncuar faktimin e largimit nga banesa të babit tim pasditen e 20.10.2021.

Nga banesa babai im ka dalë me E.T i cili erdhi e mori në shtëpi me mjetin e tij por nuk e di ku do të shkonin. Pasi babi nuk po vinte në banesë e kam telefonuar dhe telefoni më dilte i fikur. Që nga data 20 tetor as unë dhe as familja ime nuk kemi asnjë lloj kontakti se ku është, ku ka shkuar apo çfarë i ka ndodhur.

Në momentin që babai është larguar nga shtëpia me E.T të cilin e njoh më parë pasi është shok dhe mik i familjes sonë pasi ne atë e njohim të gjithë.

Pasi babi nuk po vinte ne banesë dhe ne kemi humbur kontaktet me të , sëbashku me E.T dhe vëllain tim e shumë të afërm, kemi kërkuar në hotele dhe vende që ai zakonisht i frekuenton , por na thanë që nuk e kishin parë. Në këto kushte jemi paraqitur në komisariatin e policisë. Ishim në merak për të pasi është e hera e parë që ndodh një gjë e tillë, se ai kur nuk vjen në shtëpi apo i del ndonjë punë , na njofton dhe na thotë se ku do të jetë.

Lexo edhe :  SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

Unë kam për të thënë që babi im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur si person, pasi ka qenë përdorues i kokainës. Dilte çdo natë me shokët dhe ka pasur raste të vazhdueshme që kur pinte shume pije apo konsumonte lëndë narkotike, qëndronte duke fjetur nëpër hotel për dy ose 3 ditë , por të paktën na vinte në dijeni për vendndodhjen e tij.

Nisur nga fakti i fikjes së telefonit të tij si dhe mos njoftimit për vendndodhjen , dyshuam se ai mund të kishte ndonjë problem serioz . babai im në dijeninë time nuk i ka pasur borxh njeriu, të gjitha borxhet që ka pasur më parë , ja kam paguar unë para 3 vitesh.

As konfliktet nuk ka pasur. Unë gjatë kësaj kohe kam takuar disa persona me të cilët babi im ka lidhje shoqërore, si E.B i cili më ka thënë se bashkë me E.T e kishin lënë babain me Fredi Rrushin.

Më pas unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV