Djali u akuzua se drogoi e torturoi të dashurën për të abortuar, babai: Histori e sajuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramadan Haxhiaj, babai i  27-vjeçarit Ymer Haxhiaj, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij greke 19-vjeçare që të abortonte ka folur për “Shqipëria Live” në “TCH”.

Sipas tij, kjo ngjarje nuk është e vërtetë, pra djali i tij nuk e ka lidhur të dashurën e tij dhe as nuk i ka dhënë kokrra për të dështuar, por është një histori e sajuar nga familjarët e vajzës, Athina Marula.

Haxhiaj thotë se gjyshja e saj nuk ishte dakord me lidhjen e dy të rinjve dhe i ka dhënë kokrra mbesës së saj, në mënyrë që të abortonte.

“Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të behej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim, nuk ka njoftuar djali. Është histori e stisur se ajo kalonte mirë me të, ai e donte me gjithë shpirt atë. I thoja mos merr greke merr shqiptare, jo unë e dua thoshte. Nuk donte gjyshja e saj, prindin e kishte në burg, vajti djali në burg e takoi dhe ai tha ‘të trashëgoheni’. Janë të gjithë me kartelë ata. Ai e donte, kanë dy vjet e ca që punonin bashkë. Athinanë nuk e kisha takuar, kemi folur vetëm në telefon. Para Vitit të Ri më thoshte dua të vij në Shqipëri por ka punë Jani. Djali ka qenë tërë ditën në punë, në darkë kishte ikur te prindërit e saj.

Djali e merr në telefon dhe ajo i thotë nuk ndihem mirë dhe ai e mori e dërgoi në spital. Aty e zbuloi të vërtetën. Ata i kanë dhënë ilaçe për ta dështuar. Ia ka dhënë gjyshja dhe e ëma. Deklarimet i kanë bërë ata për të futur djalin në burg. Ata duheshin por se donte gjyshja, më ka thënë djali që nuk do ajo. Ma tha para një jave, po bën një javë ky muhabet.  Më tha dyshoj që është shtatzanë. Ne se dimë të vërtetën, dolën në gjyq sot, por u shty për të hënën.  Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njerinë e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo.  Ai punon në park lojërash, nuk zihej me njerëzit. Ka bredhur në gjithë Greqinë prej vitesh. Bashkë kishin dy vite që punonin, atë e tallnin të tërë, ky e mbante afër se i vinte keq. Pastaj u rregulluan me njëri tjetrin, vajza ngulte këmbë më shumë. Nuk ka asnjë precedent penal, është me dokumenta.  Është njeri i qetë, mundohet t’i zbusë gjërat. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm“, tha babai i tij./O.S

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV