Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i konsideroi legjitime zgjedhjet lokale të 30 qershorit, brenda 45 ditëve gjashtë qytete do të votojnë kryetarin e ri, në zonat ku kryetarët kanë dhënë dorëheqjen, ose janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. Partia Socialiste është gati të hyjë në zgjedhje, por si do të jetë fati i demokratëve të përçarë?
Nga Fernada Cenko
Gjykata Kushtetuese dha vendimin se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë legjitime dhe nuk duhet të ripërsëriten, duke çertifikuar ato dhe duke mbyllur kapitullin e 30 qershorit. Por në gjashtë bashki do të bëhen zgjedhje, pasi kryetarët ose janë dorëhequr ose janë larguar për shkak të dekriminalizimit dhe korrupsionit. Tashmë është Presidenti Ilir Meta në lojë për të dekretuar sa më shpejt datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashkitë: Shkodër, Durrës, vorë, Dibër, Rrogozhinë. Partia Socialiste tha nëpërmjet Damian Gjiknurit se kjo forcë është gati për zgjedhje, por çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Sot kemi një PD të përçarë për shkak të rikthimit në skenën politike të Berishës, i cilli kishte thënë e vendosur më parë që nuk do të synonte marrjen e Partisë Demokratike. Por në takimet e “Foltores” Berisha e “nxorri” kokën, kërkoi rikandidim dhe rrëzimin e Lulzim Bashës, kreut aktual të PD-së. Tashmë demokratët janë të përçarë. Mbështetësit e opozitës që ndjekin linjën e Bashës dhe demokratët që ndjekin linjën e Berishës tek “Foltorja” tashmë janë në “betejë” me veten brenda llojit dhe jo më kundërshtarin. Situata dhe përçarja e PD-së duket se sjell një fitore të sigurt për Partinë Socialiste, kjo edhe për shkak se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit mori mandatin e tretë radhazi. Ndërsa PD mbetet në kuatat e saj më kritike edhe përsa i përket mbështetjes. Hakmarrja e Berishës nuk dihet deri ku do të shkojë. Deri më sot ai ka rrëmbyer bazën e PD, ajo bazë e cila ka atributin e “forcimit” apo “dobësimit” të partisë të Bashës. Ndaj PD për shkak të ndarjes në dy kampe vulos humbjen e PD-së duke konfirmuar spocialistët dhe duke e kthyer në rozë gjithë hartën e qeverisë vendore. Në këtë mënyrë PD merr një kolpo më të madhe duke dhënë testin e parë të futjes së Berishës në skenën e përçarjes së demokratëve. Lulzim Basha ende nuk ka folur për procesin zgjedhor, duke pranuar në heshtje humbjen e PD-së përballë socialistëve. Kjo do të jetë goditje për Bashën, i cili do të konfirmojë pamundësinë e tij për të drejtuar partinë. Nuk dihet nëse do të mbahet Kuvendi kombëtar para se të shkojmë në zgjedhje dhe se do të ketë ndonjë pakt në heshtje për të shpëtuar Partinë Demokratike nga një goditje akoma më e fortë, e sulmuar nga të vetët. Koha do të nxjerrë në pah skenarët dhe do të tregojë se çfarë do të ndodhë në partinë më të dy të madhe opozitare dhe më e madhe.
Vakancat
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Presidentit Ilir Meta, i cili i është drejtuar Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, duhet të dekretojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur. Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës. Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh. Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon. E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.
Vendimi
Gjykata kushtetuese vendosi ditën e mërkkurë se nuk do të përsërisë zgjedhjet e 30 qershorit ku socialsitët shkuan gati të vetëm në zgjedhjet vendore. Ka qenë Shoqata e Bashkive që ju drejtua Kushtetuese për të anulluar zgjedhjet si antiligjore. Por Kushtetuesja para se të diskutonte e dërgoi atë për intepretim në Venecia. Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk këshillon Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 qershorit. Në opinion inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore. “Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë ‘funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë’ në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”. Gjithashtu, opinioni i “Venecias” i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Presidenti të datës 30 qershor.
VAKANCAT NË BASHKI
Shkodër, dorëheqja e Valdrin Pjetrit, për shkak të dekriminalizimit (kryetare po qëndron Voltana Ademi jashtë mandatit)
Durrës, Valbona Sako dhe dorëheqjen
Vorë, Agim Kajmaku u largua për shkak të ligjit të dekriminalizimit
Dibër, Dionis Imeraj, kandidoi për deputet nbë siglën e PS-së
Rrogozhinë, Haxhi Memolla, ndahet nga jeta
Lushnje, Fatos Tushe, i arrestuar për korrupsion