Aksioni për pastrimin e bregdetit, Rama paralajmëron: Kush ndot, do penalizohet me gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Orikumi, i cili është një nga 14 pikat ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, ka nisur të punohet për pastrimin e bregdetit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka paralajmëruar se do të nisin gjobat për çdo rast të abuzimit me mbetjet.

Ndërkohë, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se do të nisin që tani puna për sezonin e ri turistik. “Javës që vjen do të zhvillojmë një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive të qyteteve bregdetare. Do të krehim të gjithë territorin”, -pohoi ministrja.

Rama tha se ndotësit më të mëdhenj të mjediseve janë hotelet, restorantet dhe fabrikat. “Do hyjmë me penalizimet, se edhe njerëzit e kërkojnë këtë gjë. Që kush ndot do penalizohet. Penalizimi kryesor duhet të vijë nga ndotësit kryesore, që janë subjektet private, hotelet, restorantet, fabrikat. Të gjithë ata që ushtrojnë aktivitete që prodhojnë më shumë mbeturina. Ata që janë aktivë gjatë sezonit të verës do ketë gjoba shumë të larta, por edhe për individët duhet të ketë gjoba të larta. Duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi.

Është e rëndësishme të përfshihet me më shumë përgjegjshmëri Policia e Shtetit. Është e çdo punonjësi policie të jetë syri i shtetit, dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Nëse do ti qëndrojmë fort këtij plani do ta vëmë në vijë dhe do ta bëjmë të pakthyeshëm. Puna është ta bëjmë të pakthyeshëm, se s’mund të jetë hajde ne pastro dhe hajde të tjerët ndot. Subjektet private duhet të informohen për një kalendarë se kur duhet ti nxjerrin mbetjet, ku duhet t’i lënë mbetjet, dhe të monitorohet që të bëhet konstante.”, tha Rama.

Të fundit

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Lajme të tjera

Web TV