Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit, ja si u ekzekutua Ruzhdi Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme, ku në Dajt u gjet i pajetë biznesmeni Ruzhdi Hoxha.

Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Të tjera detaje janë zbardhur çfarë zbulojnë gjurmë në lidhje me vrasjen e Hoxhës nga Rushi. Burime për media bëjnë me dije se Rrushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Më pas Rushi ka telefonuar një nga personat me të cilët ishte Hoxha në lokal dhe ka folur me të. Mësohet se rreth orës 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë tip “passat” viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë.

Më pas 2 personat e tjerë kanë zbritur, ndërsa Rushi dhe Hoxha janë nisur për në Dajt, ku dyshohet se ka vrarë mikun e tij dhe më pas trupin e ka fshehur në humnerë në Dajt.

Raportohet se pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.

Ndërsa është zbardhur edhe ekspertiza, ku thuhet se Hoxha është qëlluar me dy plumba. Një në qafë dhe një në gjoks.

Policia vijon hetimin për ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e tjerë.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV