Shkatërrohet banda që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polica italiane shkatërroi sot një bandë që transportonte sasi të mëdha kokaine Amerika e Jugut drejt Italisë.

Guardia di Finanza e Bolonjës arrestoi 10 persona, italianë dhe shqiptarë në Macerata, Alessandria, Verona, Mantua, Reggio Emilia dhe Modena. Gjykata caktoi masat e sigurisë, ku 5 persona u lanë në burg dhe 4 në arrest shtëpie.

Mediat italiane raportojnë se operacioni ka nisur në vitin 2019 dhe është bashkërenduar nga Drejtoria e Antimafias së qarkut, që ia doli të zbulonte bandën e cila sillte sasie të mëdha kokaine përmes porteve të Evropës Veriore, kryesisht Holandës.

Në krye të organizatës ishin dy vëllezër shqiptarë, me banim në Holandë, të cilët me ndihmën e dy bashkatdhetarëve me banim në zonën e Reggios, shpërndanin kokainë në territorin italian, duke bashkëpunuar me një rrjet të brendshëm të trafikut të drogës.

Gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 7.5 kilogramë kokainë, 93 bimë kanabis dhe 10 350 euro para cash, që dyshohet se janë pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës.

Gjithashtu, u sekuestruan gjashtë prona, duke përfshirë pesë automjete dhe motoçikleta, 22 marrëdhënie bankare dhe tri aktivitete tregtare, me një vlerë totale mbi 850,000 euro. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe katër armë, dy prej të cilave janë vjedhur dhe 200 gramë kokainë shtesë.

Të fundit

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV