Duhet të ishte një mbrëmje e madhe për ata 10 mijë tifozë kuqezi të pranishëm në Ëembley por po kthehet makth…
Sepse, Shqipëria mbyll pjesën e parë ndaj nënkampionëve të Europës, me rezultatin 5-0… Një humbje e vulosur që në 45′ e para dhe që mund të kthehet në pjesën e dytë në një rezultat tenistik…
Sepse, nëse Anglia nuk ndalon, do të jetë e pamundur që të mos pësojmë sërish, sidomos sepse për dëmtim kanë dalë jashtë si Bare, ashtu edhe Kumbulla…
Harry Kane bën çfarë të dojë brenda zonës tonë dhe hat-trick i shënuar në pjesën e parë është konfirmimi. Sakaq, ndeshja u hap nga Maguire.
Në mes, një rast përballë portieri nga Uzuni. Ka lavdi edhe për Henderson.