Përfundon procesi i legalizimit në Bashkinë Pustec/ Lame: Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Pustec shtrihet përgatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korcës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.

Ky status i mbrojtur, nga njëra anë ka favorizuar mbrojtjen e mjedisit natyror, por në mungesë të një plani të detajuar urbanistik, kishte bllokuar mundësinë e zhvillimeve urbane brenda fshatrave të kësaj Bashkie.

Agjensia Shtetërore e Kadastrës, pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, ja dolën të veçonin dhe saktësonin vijat kufizuese të ndërtimit të fshatrave përbërës të Bashkisë, duke i hapur mundësi në këtë mënyrë procesit të legalizimit brenda fshatrave. Kujtojmë këtu që, për shkak të situatës së trashëguar me qenien zonë e mbrojtur, Bashkia Pustec mbetej e vetmja Bashki në Republikë ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe nga drejtorja vendore e ASHK-së Korçë, Besa Spaho ishin në Pustenc për të njoftuar përfundimin në kohë rekord të procesit të legalizimit brenda zonës urbane të Bashkisë.

Drejtori Lame, ju tregoi edhe banorëve arsyen pse nuk ishte vijuar dot me procesin e legalizimit në këtë zonë dhe pse kishte qëndruar larg kësaj zone: “Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj Qeverije, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës. Tashmë që bashkarisht me Bashkinë e zgjidhëm këtë ngërç, në kohë rekord ja dolëm të mbyllim procesin e legalizimeve për 160 objekte informale që ndodhen brenda vijës së verdhë”,

Lexo edhe :  Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

“Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla që avancojnë ekonominë e zonave të minoritetit dhe ndihmojnë në integrimin e zonave kufitare” tha Lame.

Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.

Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.

 

 

Të fundit

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV