Barcelona ka ndërmend të bastisë Chelsea-n në janar.
Sipas Sport, spanjollët kanë bërë një listë emrash alternativë në rast se nuk do të arrijnë të marrin Sterling nga Manchester City.
Barcelona mund të kthejë sytë nga Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi osë Christian Pulisic për të përforcuar sulmin.
Ziyech ose Pulisic duken më të mundshëm, me trajnerin Tuchel që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga produkti i akademisë Hudson-Odoi.
Treshja e Chelsea-t ka luajtur vetëm 1,547 minuta në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.