Buxheti 2022/ Rama: Rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se buxheti i viti 2022 pavarësisht se është një buxhet i ndërmjetëm i shkaktuar nga dy fatkeqësi do të rriten financimet për të mbështetur qytetarët.

Kreu i qeverisë tha se me buxhetin e vitit 2022 do të rriten pagat për infermierët, mjekët dhe mësuesit me 6%. Po ashtu Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma sociale për familjet me 3 fëmijë.

“Është një buxhet i ndërmjetëm, i shkaktuar nga dy fatkeqësi të mëdha natyrore dhe fazës së re për ambiciet e një zhvillimi të ri. Skema e këtij buxheti është në dëshmi e dy arritjeve domethënëse. Plagën e tërmetit po mbyllen ato të pandemisë po trajtohen. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare. Rritje e shpenzimeve publike dhe mbajtjet në parametra të borxhit publik. Do të rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%.

Rrisim pagat për mësuesit mjekët dhe infermierët deri në 40% deri në fund të mandatit të tretë. Zerojmë taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, ku përfitojnë 80 mijë qytetarë. Dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë dhe e rrisim me 10% për të tjerat. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh në muaj për naftëtarët e fierit për gjithë vitin 2022. Financojmë me 2.6 milardë indeksimin e pensioneve, si edhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë vijimin e vaksinimit. Duhet më shumë durim për Reformën në Drejtësi.”,-tha Rama.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV