“Fole sikur sapo kishe dalë nga klubi”/ Rama i kthehet Bashës dhe replikon me Bardhin: Nuk jam Edi Paloka, mos ndërhy!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 120 minuta seancë plenare, një seancë që është parashikuar të jetë maratonë dhe ku do të diskutohet buxheti 2022, vetëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha kanë marrë fjalën, duke shkëmbyer dhe akuza të forta mes njeri-tjetrit.

Pas ironisë me ‘balonën tabkae e tahuke’, Rama tha se nuk përmendi emër, ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku ndërhyri nga vendi. Ai e cilësoi qëndrimin e Bashës dhe zërin e ngritur si një sjellje e një personi që sapo kishte dalë nga klubi. Nga vendi ndërhyri dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, të cilit Rama i kujtoi se nuk është Edi Paloka.

“Zonjë unë nuk ju përmenda emrin juve, e dyta ju dhe të gjitha këto gratë këtu bëni mirë ta kërkoni replikën kur del ai zotëria dhe i përmend me radhë. Uluni dhe përballojeni retorikën se tjetër retorika dhe tjetër llumi. Mos u prekni nga retorika, ngrini nivelin se me çfarë dëgjova unë këtu tani, ka rënë niveli fare, fare. Një kryetar partie opozite, pretendent për të udhëhequr popullin drejt një republike të re dhe del e flet sikur sa po ka dalë nga klubi është gjynah i madh. Unë nuk do hyj në ato muhabete se është nivel shumë i ulët.

Replikë për çfarë, për kë, për se? Por ajo që dëshmoi këtu Lulzimi është se ka balona tabakë, ka tahuke por ka dhe balona pa bisht fare. Erdhe si balonë pa bisht. E ngrite zërin Lulzim dhe nxore nga goja pisllëk të madh duke më akuzuar mua se gënjej për fondin e vendosur në dispozicion në buxhet për impiantet. Nuk thashë 9 mln euro thashë rreth 9 mln dollarë. Fondi i vënë aty, prandaj kur të them mos shko pas balonave, nuk flas për njeri-tjetrin por për ty se i gjëmon balonave, 6.3 mln dollarë janë në buxhetin e energjisë dhe infrastrukturës dhe një pjesë tjetër e buxhetit të shtetit. Kur vjen këtu bën trimin, trash dhe zërin, mos ngatërro ngarkesën e përgjithshme, por shiko buxhetin e ministrisë. Mëso të lexosh.

Lexo edhe :  Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Rruga e Arbrit me aritmetikën tënde 56-58 sa të duash ti se ashtu u nis dhe Rrugae Kombit, është 33.6 mld Rruga e Arbrit dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet. Situacionet nga punimet e paparashikuara, nuk janë si tenderat që bërë ti Lulzim bashkë me PD-në, një çorbë keni bërë. I fillonit rrugët me një fond dhe i çonit me 2-3-4 fishin. Rruga e Arbrit…
Pse ndërhyn, për çfarë ndërhyn? Nuk jam Edi Paloka, ej mos ndërhy! Për çfarë ndërhyn? Nuk jam duke të sqaruar ty, jam këtu për replikën, mos më ndërhy se që rrugët e bëra prej jush me tendera fillonin me një shumë x dhe kanë përfunduar me 2-3-4 fish ky është fakt. Ore ça është ky mo. Ulu more zotëri ulu! Tani keni dalë me formulën e re, e kanë bërë të tjerët baltën, se ju s’keni qenë aty. Keni dalë me teorinë duhet ta kemi përballë që ta njohim”, tha Rama.

Teksa Kryeministri Edi Rama ishte në foltore, Gazmend Bardhi nga vendi fliste duke i ndërprerë fjalimin.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi disa herë të ulej, duke i thënë të mos e ngatërronte me Edi Palokën.

Po ashtu Rama i përmendi Bashës edhe çështjen e Toyota Yaris duke e pyetur se përse ai nuk shkon të dëshmojë.

“Orë ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatë për ‘Toyota Yaris’? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon? Se të kanë thirrur si person në dijeni, mos hajde ta përmendësh këtu”, tha  Rama.

Të fundit

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Lajme të tjera

Web TV