Dialogu Kosovë-Serbi, sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahet sot në Bruksel takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkovic.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.

Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së.

 

Ndërkohë që ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryezi derisa konfirmoi për takimin e sotëm, tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

 

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ishte shprehur Kryeziu.

Të fundit

“Zoti ministër, pse fshihesh…” Tensione te KZAZ 32, Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin...

Qarku i Dibrës/ PS përmbys rezultatin e 2021, merr 3 mandate. PD zbret në 2

Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për tu numëruar, nga 222 kuti votimi. Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në...

Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët Ina Majko!

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa...

Edi Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren, njerëzit nuk janë budallenj!

Kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen italiane “Corriere della Sera” . E teksa...

PS drejt shumicës së cilësuar, dërmohet PD, zhgënjehen partitë e reja

Harta zgjedhore është skuqur dhe ka kaluar edhe pritshmëritë e PS në disa qarqe. Kryeministri Edi Rama i afrohet kufirit 83-84 mandate. PD mbetet...

Lajme të tjera

Web TV