‘Harem dhe kukullat e krimit’/ Balluku: Jemi nëna e gra, askush nuk foli kur u ofenduam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zhvilluar një debat në seancën e sotme të Kuvendit, e në fokus ka qenë sjellja e deputetëve dhe pjesëmarrësve në sallë. Ministrja Belinda Balluku ka thënë se askush nga radhët e opozitës, nuk e kërkoi fjalën kur në sallë u ofenduan deputetet e mazhorancës, me fjalë denigruese si harem ose kukullat e krimit.

Nga krahu tjetër, deputetja Grida Duma, kërkoi që kolegu i saj Agron Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë për termin e përdorur.

Balluku: Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte. Vazhdoni të majisni një çështje që nuk duhet të ofendohemi më. Kemi ardhur këtu si deputetë, kemi ardhur me vota, kemi dalë në fushatë. Nuk ia vlen të bëjmë bisedë që u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Askush nuk duhet të ofendohet. Nuk mbaj mend ti thoshte dikush Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt. Kemi prindër shtëpi, janë të sëmurë në krevate dhe dëgjojnë gjërat më të poshtra në këtë parlament. Të dashur zonja ju mbështes shumë. Por nuk kam parë asnjë reagim. Ne mund të jemi harem por ju duhet të ngjisni këtë reotirkë teksa flasim për buxhetin. Është shumë e vështirë të jesh në politikë, është botë burrash e po mundemi të ia dalim. Nuk prekemi dot kaq shumë, por asnjë nuk u prek për ne kur u quajtëm kukullat e krimit, u quajtëm haremi. Duhet të biem të gjithë bashkë dakord, që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta edhe për të djathta.

Duma: Zonjë e nderuar i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj nëse e ka përdorur këtë harem të kërkojë ndjesë publikisht. Nëse harem është çështje që e ka përdorur jashtë metaforës të kërkojë ndjesë.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV