Balluku inspekton tunelin e Llogarasë: Do të jetë gati më 30 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot tunelin e Llogarasë, si dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse të tij me akset kombëtare.

Balluku përgjatë inspektimit të korsive rrugore pas daljes nga tuneli, tha se punimet në këtë tunel kanë ecur mirë dhe se tuneli do të jetë gati më datën 30 qershor, para nisjes së sezonit turistik.

“Të dy tunelet i kemi në vëmendje dhe unë i inspektoj shpesh, si atë të Murrizit dhe atë të Llogarasë. Edhe tek tuneli i Murrizit, megjithëse po punohet ngadalë, po punohet mirë.

Sot kemi ardhur të shohim rrugët ndërlidhëse, ku po inspektojmë rrugën pas daljes nga tuneli, aksin Palasë-Dhërmi.

Ndërkohë që tuneli do të ketë 4 korsi, rruga në dalje dhe një korsi që do shkojë djathtas me rrugën e re.

Ky tunel do të jetë gati në datën 30 qershor. Ky sezon turistik po fillon më shpejt këtë vit.

Ndërkohë që ne punojmë, do të shtohet edhe trafiku gjatë fundjavave, dhe duhet të përpiqemi që të mos krijojmë trafik në këtë zonë. Të kemi kujdes me fashat oraret kur punohet.

Tuneli i Llogarasë vendoset në rangun e tuneleve të gjata. Kemi marrë parasysh edhe faktin se numri i automjeteve do të vijë në rritje. E kemi konsultuar që tubi i emergjencës të kthehet në një tub qendror.”,- u shpreh Balluku./O.S

Të fundit

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

13-vjeçari humb jetën nga helmimi me alkool, akuzohet trajneri i tij i futbollit

Oscar Omar Hernandez u pa i gjallë për herë të fundit më 28 mars, pasi doli nga shtëpia e tij në Sun Valley për...

Kokainë në Zvicër, SPAK çon për gjykim dy shqiptarët e bandës kriminale

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit Gëzim Bakalli alias Shkembim...

Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë

Nga Skënder Minxhozi Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që ka marrë përsipër meritën (damkën,...

Lajme të tjera

Web TV