Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, kush është viktima që u ekzekutua teksa lëvizte në makinë me kushëririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marius Spiro Dhiamandi është 37-vjeçari shqiptar i cili ka mbetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Greqi, pas një atentati që iu bë në karburant.

Gruaja e Mariusit, i cili në Greqi njihej si Marios, ishte shtatzëne me binjakë dhe rezulton pronare zyrtare e karburantit, që menaxhohej nga i shoqi. Policia është në pritje të dëshmisë së bashkëshortes së tij, ndërkohë që ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë që ndodhen përreth biznesit.

E shkuara e tij:

Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës. Atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos. Dyshohet se i riu i ka borxh disa personave një shumë prej 200.000 euro.

Autorët e vrasjes së tij dyshohet se janë dy persona me origjinë shqiptare. Mësohet se pasi janë afruar pranë pikës së karburantit me një automjet kanë shkëmbyer disa fjalë me shënjestrën. Pastaj me gjakftohtësi ata kanë nxjerr armën dhe kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të pajetë.

Atë natë, Dhiamandi po kthehej në shtëpi nga një lokal ku po argëtohej në Kypseli kur u sulmua duke ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën dhe konfiskuan dy këllëfë 9 mm, të cilat janë dërguar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike për ekzaminime laboratorike dhe krahasuese.

Të fundit

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

Lajme të tjera

Web TV