Vranë 25-vjeçarin nga Lushnja dhe hodhën në rezervuar në Korçë, arrestohet pas 5 muajsh njëri nga autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristi Bixheku, i shpallur në kërkim për vrasjen e 25-vjeçarit nga Lushnja, Fridman Xhaferraj, është arrestuar nga Policia e Korçës. Ky shtetas, në qershor 2021 duke bashkëpunuar me shtetasin në kërkim Lulzim Spahija kanë vrarë Xhaferrajn dhe më pas trupin e kanë hedhur në një rezervuar në Korçë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër Lulzim Spahija, (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin Fridman Xhaferraj, duke i shkaktuar vdekjen.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit Lulzim Spahija. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

SHBA/ Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që...

Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama: Është projekt serioz dhe nuk ka lidhje me Trump

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku është i përfshirë edhe dhëndri...

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç. Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV