“Hajde këtu tani”/ Dëshmitë rrëqethëse: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e fëmijës me origjinë shqiptare nga i ati ka shkaktuar tronditje të fortë në Itali. Mediat përtej Adriatikut kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Viterbo, ku polaku Mirko Tomkow 44-vjeç i martuar me një vajzë shqiptare u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.

Një fqinj i familjes tregoi të gjithë skenën me dëshmi rrëqethëse.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur.

Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112” tregoi ai.

Ende mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë. A e hapi fëmija derën? Apo Mirko Tomkow kishte ende një çelës me vete?

Hetimi është kompleks. Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë” tha ai. Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV