Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në “Log” në ABC se me thirrjen e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen që duhet të kishte bërë prej kohësh duke u përgjigjur me monedhën e duhur.
“Nga momenti ku Basha hapi kutinë e tij të fundit dhe tha po ne do shkojmë në Kuvend, bëri atë që duhet të kishte bërë prej kohësh. Krizës Basha iu përgjigj me monedhën e duhur dhe një lëvizje politike. Kjo është diçka e tejkaluar dhe debati duhet të jetë sërish politik. Ishte ndeshje e madhe, nëse do ketë Kuvend. Tani Kuvend ka”, tha Vangjeli.
Ai tha se Basha dhe Berisha sot janë para një prove për të treguar se kjo ndeshje nuk bëhet vetëm për interesat e tyre, por për hir të partisë. “Sot Berisha i madh dhe Berisha i vogël, apo Basha i ri dhe Basha i vjetër janë para një prove për të treguar që kjo është një ndeshje jo vetëm për interesat e tyre por për hir të partisë. Kjo është një ndeshje personale dhe si e tillë do kishin bërë mirë të rrinin te kutitë e Enkeld Demit dhe Edi Ogës”, u shpreh Vangjeli.