“Ma masakrove djalin”/ Sot jepet masa e sigurisë për vrasësin Klodian Çalamani, familjarët thyejnë xhamat e Gjykatës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, jepet masa e sigurisë për vrasësin Klodian Çalamani. Familjarët kanë hyrë me forcë në Gjykatë, duke marrë përpara policinë, teksa dëgjohet nëna duke i thënë autorit: “Qen, dua drejtësi. Ma masakrove djalin.”, por ai ende nuk ka mbërritur në ambientet e Gjykatës.

Familjaret e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e gjykatës dhe thyer xhamat e derës hyrëse.

Mësohet se të afërmit dhe familjarët e të ndjerit duan të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj Klodian Çalamënit.

Ndërkohë që autori i vrasjes nuk ka mbërritur ende në gjykatë dhe seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Gjithë kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit dhe forcave të policisë.

Familjarët pretendojnë se nuk është vendosur drejtësi dhe madje që gjithë këto orë pas krimit të rëndë nuk janë informuar për atë që ka ndodhur me vogëlushin e ndjerë.

“Ju lutem qytetarëve që kanë fëmijë kërkojmë të na bashkoheni ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon, sot ishte fëmija jonë nesër mund të jetë fëmija juaj, le të varim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë, gjithë populli ku është të na mbështesë këtu”, tha njëra nga të afërmet e vogëlushit.

 

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV