Trupi i një modeleje u gjet i hedhur në një trotuar jashtë një spitali në Los Anxhelos dhe familja e saj beson se vdekja e saj fsheh shumë sekrete “të errëta” pas.
Sipas The Independent, Christy Giles, 24 vjeç, dyshohet se vdiq nga një mbidozë droge pas një nate jashtë me miqtë në qytet, kurse mikja e saj që e shoqëronte është e shtruar në spital në gjendje kritike. Bashkëshorti i Giles, Jan Cilliers, thotë se pamjet video tregojnë se ajo është lënë jashtë Spitalit të Kalifornisë Jugore në Culver City, Kaliforni, nga një grup burrash që fshehën identitetin e tyre me maska dhe u larguan me një makinë pa targa.
Cilliers ishte në një udhëtim në San Francisko fundjavën e kaluar dhe thotë se gruaja dhe një shoqe e tij, Hilda Marcela Cabrales-Arzola, takuan disa burra në një festë në qytet përpara se të përfundonin në një apartament në ëest LA.
“Kam marrë të gjitha mesazhet që ajo shkëmbeu me dikë tjetër atë natë dhe ajo po i dërgonte mesazhe Marcelës, vajzës me të cilën ishte, në orën 5:30 të mëngjesit duke thënë le të ikim nga këtu. Raporti i toksikologjisë së Marcelës thoshte se u gjet heroinë në sistemin e saj, gjë që nuk do ta bënte asnjëra nga ato vajza, jo vullnetarisht,”, tha Cilliers.
Autoritetet thonë se 12 orë më vonë trupi i saj u la jashtë spitalit, ndërsa Cabrales-Arzola u la jashtë spitalit Kaiser Permanente në West LA, ku ajo mbetet në një gjendje kritike.