“Kanë ardhur për te ju”/ Lukashenko: Ne sllavët kemi zemra, nuk i pengoj refugjatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko hedh poshtë akuzat se po shkakton një krizë në Europë nëpërmjet largimit të mëse 1 mijë refugjatëve nga vendi i tij. Në një intervistë për “BBC”, lideri i shtetit bjellorus theksoi se e ka marrë këtë vendim me arsyetimin se refugjatët nuk kanë ardhur për të qëndruar në Bjellorusi, por për të shkuar drejt Europës Perëndimore, ndaj nuk do të pengojë askënd.

Ai theksoi se ushtarët e tij mund të kenë ndihmuar refugjatët për të kaluar në Poloni. Për këtë gjë, ai konsideron si virtyt të popullit bjellorus duke e konsideruar se “jemi sllavë të mirë dhe kemi zemra”.

“Nuk i ftova unë këtu. Dhe që të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë nga Bjellorusia. Ushtarët bjellorusë të kenë ndihmuar refugjatët të kalojnë në Poloni? Mendoj se kjo është plotësisht e mundur. Ne jemi sllavë, kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë për në Gjermani. Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Nuk do të merrem me këtë çështje. Nuk do të deportoj emigrantët në kufi, nuk do t’i mbaj në kufi. Dhe nëse vazhdojnë të vijnë Akoma nuk do t’i pengoj, sepse ata nuk vijnë në vendin tim, vijnë për te ju”, u shpreh presidenti bjellorusi Aleksandër Lukashenko për “BBC”.

Prej muajsh, BE-ja dhe Bjellorusia janë përplasur ashpër rreth çështjes së refugjatëve në kufirin polako-bjellorus. Madje, ministrat e jashtëm të BE-së propozuan marrjen e sanksioneve ndaj Lukashenkos dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit bjellorus. Megjithatë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merket bisedoi në telefon me Lukashenkon, ku i propozoi që Bjellorusia të marrë ndihma humanitare për refugjatët.

Të fundit

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

Lajme të tjera

Web TV