Kim Kardashian dhe Pete Davidson konfirmojnë dyshimet se janë më shumë se miq. Çifti i ri u pa në rrugët e Palm Springs duke shëtitur të kapur përdore. Fotografitë e siguruara nga Daily Mail tregojnë shumë për marrëdhënien e Kim dhe Pete, edhe pse ata ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht.
Lajmin se ata janë në një lidhje e konfirmoi gjithashtu Page Six. Kim dhe Pete u përfolën për një romancë pas disa takimeve të shpeshta që patën në vendlindjen e Davidson, New York City dhe në vendlindjen e Kardashian, Los Anxhelos.
Ata u panë për herë të parë duke u kapur për dore në Knott’s Scary Farm në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor.