Të rinjtë protestojnë në Gjirokastër: Drejtësi për Mateon, të rikthehet dënimi me vdekje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

“Për Mateon, denonconi vrasësit, denonconi çdo padrejtësi”-shkruhet në pankartat e të rinjve. Kujtojmë se qindra qytetarë po firmosin një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin.

“Këtë iniciativë e morën për shkak të kësaj ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe të gjithe emigrantët. Kemi moshatarë të Mateos, që kërkojnë të drejtën për shokun e tyre. Kjo ngjarje për faj të dikujt që s’dijmë si ta emërtojmë. Të thuash vrasës është pak. T’i japim zgjidhje këtij problemi që i ndodhi familjes së Mateos, por kjo ngjarje mund të na ndodhë edhe ne.

Të bëjmë atë që është më e mira për të gjihë ne, ndoshta dënim me vdekje, ndoshta dënim me burg përjetë. Merrni përsipër peticione për të mbështetur familjen e Mateos dhe për të vendosur rregulla në shtetin tonë për të parandaluar këto ngjarje. Në 24 orët e fundit kemi patur 4 raste të përdhunimit të fëmijëve. Ju bëj thirrje të na bashkoheni për peticionin dhe për të marrë firmat që të arrijmë aty ku familja e Mateos do të donte.”-shprehet një protestuese.

8-vjeçari Mateo Vasiu u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani më 16 nëntor, në një fshat të Fierit. Autori, ka qenë i dënuar më herët për pengmarrje.

 

Të fundit

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Lajme të tjera

Web TV