A do ketë referendum? Kurti: Do të votoja për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për revistën online “Monocle” është shprehur se do të votonte “pro” për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë intervistës së tij, Kurti ka bërë me dije se do të ishte dakord një bashkimi të mundshëm, por vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër këtu që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë. Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE përnjëherë, disa s’duan të hyjnë në NATO por Kosova po. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por kemi të njejtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë. Në anën tjetër ka shumë qytetarë në BE që kanë shtetësi të dyfishtë. Mendoj që ka edhe shumë që kanë tri pasaporta, dhe i inkrurajoj që të votojnë në të gjitha vendet ku janë qytetarë dhe kanë shtetësi,”-tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë që deklarata me siguri do të bëjë jehonë në mediat serbe, të cilat ndjekin çdo lëvizje të kryeministrit, me të cilin po diskutojnë në Bruksel.

Të fundit

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

“I vetmi narkoshtet në Evropë”/ Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Asamblenë e OSBE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të...

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Lajme të tjera

Web TV