Pastrimi i territorit/ Rama paralajmëron kryebashkiakët: Planifikoni fondet, ndryshe do ju rrëzojmë buxhetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me krerët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare, për të diskutuar mbi problematikat e ndotjes.

Kreu i qeverisë u shpreh se pastrimi i qyteteve duhet të jetë prioriteti numër një i kryetarëve të bashkive.

Rama kërkoi që bashkitë të planifikojnë financat e nevojshme për pastrimin, në rast të kundër buxhetet e tyre do të rrëzohen.

Kryeministri kërkoi edhe një qasje më agresive lidhur me ndotjen në rrugët kombëtare.

“Plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat. Janë akte papërgjegjshmërie. Asnjë bashkie nuk do t’I miratojmë buxhetin në nivelin e prefekturës, nëse e miratojnë këshillat, nëse nuk kanë buxhetin e nevojshëm për pastrimin. Është bërë një përllogaritje dhe objektivi financiar, duhet të jetë objektivi numër një i çdo bashkie. Nëse ky nuk është objektivi i parë i çdo kryebashkiaku, ne do punojmë me këshilltarët që të rrëzojnë buxhetin. Nëse kalon në këshill, prefekti nuk do ta firmosë. Pastrimi do të jetë i pari”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu shtoi se gjobat të domosdoshme, ndërsa deklaroi se kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa për qytetarët.

“Kjo është një sfidë qytetarë. Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos”, tha Rama.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV