Buxheti 2022 për bujqësinë/ Rama: Fermerët në protestë të keqinformuar! Hoqëm rimbursimin 6 % pasi kishte sistem të paqartë shpërndarje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxheti për vitin 2022 për fermerët. Rama tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë.

Për Ramën një shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet, por u ka kërkuar atyre që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo në përfitojnë prej tyre. Rama foli edhe për protestën e fermerëve ku tha se ata janë të keqinformuar.

“Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6% dhe çfarë do të bëhet me këto para? Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapaciteteve logjistike të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri.

Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve. Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. 9 milion dollarë të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm. Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin”, tha Rama.

Lexo edhe :  Akademia politike e PS/ Zbulohen lëndët që do mësojnë deputetët, leksione dhe nga Rama

Kreu i qeverisë tha se deri më tani është arritur vlera e 400 milionë eksporteve, ndërsa synim është 1 miliardë.

“Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara dhe vazhdojmë punë për rehabilitime tyre. Për të shkuar më tutje tek vlera e eksporteve. Kemi kapur 400 mln, një shifër e pamendueshme 7-8 vite më parë, të cilat mund duhet dhe do t’i rrisim ne duam të shkojmë në 1 miliardë, eksportet të kombinuara të bujqësisë dhe peshkimit. E kemi rritur kapacitetin për të financuar bujqësinë sepse e kemi rritur kapacitetin për të marrë financime nga Bashkimi Evropian”, tha Rama.

Të fundit

Kur drejtësia kërkohet me video dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Nga Lutfi Dervishi “U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.” Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor...

Vdekja e dyshimtë e Maksim Gorkit, shkrimtari që u nominua 5 herë për Nobel

18 qershor 1936 Nga Leonard Veizi Në panteonin e letrave ruse, Maksim Gorki shfaqet si një kometë që përshkoi qiejt e trazuar të vendit të...

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran?

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe...

Misteri: Avionët që dërgoi fshehurazi Kina në Iran, pas sulmeve të Izraelit

The Telegraph Një ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin të premten, një aeroplan mallrash u nis nga Kina. Të nesërmen, një aeroplan i dytë u nis...

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Shkak...

Lajme të tjera

Web TV