Gjykata lë në burg dy të dyshuarit për shfrytëzimin seksual të një 13-vjeçareje. Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloin, 62 vjec banues në Xarrë. Për të dy është vendosur “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Ata akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Arrestimi i tyre u bë nga SHÇBA pas një hetimi një mujor, pas një denocimi që kishte mbërritur në Policinë e Sarandës.