Çuçi me drejtuesit e pushtetit vendor: Pa një adresë të saktë përjashtoni veten nga shërbimet publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mblodhi sot në një takim kryetarët e bashkive, prefektët dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile në mbarë vendin, për t’i kërkuar përfshirjen e tyre në procesin e regjistrimit dhe saktësimit të adresave të banimit. Në nisje të një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët, por edhe të një detyrimi ligjor për të vendosur një raport mes shtetit dhe qytetarit përmes adresës së saktë, Çuçi tregoi dy mënyrat se si mund të regjistrohet adresa.

“Është një proces i lehtë dhe i thjeshtë që kërkon fare pak kohë. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit “e-Albania” ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banoni. Bashkitë duhet të kenë një rol proaktiv në këtë drejtim dhe t’i nxisin qytetarët të regjistrojnë adresën e banimit. Duhet t’i krijojnë të gjithë kushtet për finalizimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për të gjithë”, tha ministri Çuçi.

Regjistrimi dhe saktësimi i adresës iu jep akses qytetarëve në shumë shërbime publike tha ministri Çuçi, prandaj është e domosdoshme që qytetarët që s’kanë ende një adresë të deklaruar dhe të verifikuar të përfshihen në këtë proces.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të regjistrojnë një adresë të saktë banimi si detyrim karshi raportit që duhet të kenë me shtetin dhe si një parakusht i domosdoshëm për të përfituar shërbimet publike dhe për të shmangur çdo penalizim. Në finale të këtij procesi që do të vazhdojë përtej kësaj fushate ndërgjegjësimi, Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku”, tha ministri Çuçi.

Lexo edhe :  Del në ballkonin e Kapelës Sistine, ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

 

 

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître.

Fushata e ndërgjegjësimit për vetëdeklarimin e adresës mbështetet nga projekti “Bashki të Forta”, financuar nga zvicerianët.

Saktësimi i adresave sjell përfitime edhe për vetë bashkitë për zbatimin e politikave të ndryshme dhe ofrimin e shërbimeve publike. Aktualisht janë rreth 750 mijë familje që kanë një adresë të saktë sipas sistemit të unifikuar të adresave me të 8 elementët përbërës. Bashkitë me numrin më të ulët të adresave të sakta janë: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Por fenomeni është i përhapur gjerësisht edhe në bashkitë e tjera. Ministria e Brendshme, pushteti lokal dhe gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces do të punojnë për të pasur një sistem të identifikueshëm dhe lehtësisht të referueshëm nga kushdo që do të orientohet në vendin tonë.

Të fundit

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC shkruan se Shqipëria ka qenë...

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli qartë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duke i...

Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Për drejtorin e 'Acromax', Aldor...

Lajme të tjera

Web TV