Nikolla pret delegacionin nga Republika Çeke: Çekia, avokate e rrugës sonë drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot delegacionin e Komisionit për Administratën Publike, Zhvillimin Rajonal dhe Mjedisin në Senatin e Republikës Çeke, të kryesuar nga Zëvëndëspresidenti i Senatit, Jan Horník.

Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe intensive politike mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për ndihmën në mbështetje të përpjekjeve për shuarjen e zjarreve në vendin tonë në verën e vitit 2021.

“Ne vlerësojmë lart përkrahjen e vendosur të Republikës Çeke për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria e konsideron Çekinë një “avokate” e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Vlerësojmë gjithashtu mbështetjen e fuqishme të vendeve të Grupit të Vishegradit për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.”, u shpreh Nikolla.

Miqësia midis të dy vendeve dhe të dy popujve po konkretizohet në nisma të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, turizëm, rendin e sigurinë publike, bashkëpunimin në kuadrin e NATO-s, në fushën e arsimit, kulturës dhe mbështetjen e nismave rajonale.

 

 

Zëvëndëspresidenti i Senatit, Jan Horník, Kryetari i Komisionit për Administratën Publike, Zhvillimin Rajonal dhe Mjedisin, Zbyěn Linhart, dhe anëtarët e delegacionit vlerësuan arritjet e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rikonfirmuan mbështetjen e Republikës Çeke për çeljen e negociatave me Shqipërinë sa më shpejt.

Zëvëndëspresidenti i Senatit, Jan Horník, e ftoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për një vizitë zyrtare në Senatin e Republikës Çeke.

Të fundit

Pse është Al-Aksa një pikë e nxehtë dhune në konfliktin izraelito-palestinez?

Xhamia e njohur e Al-Aksa shtrihet në zemrën e qytetit të vjetër të Jeruzalemit, mbi një kodër e cila...

Brezi “çfarë më shikon”, në çfarë shoqërie po rritet?

Nga Namir Lapardhaja Përditë kronika e zezë në Shqipëri është e mbushur me lajme ku protagonistë janë adoleshentë dhe të mitur. Ngjarje tragjike që nisin...

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky mjet mahnitës, i gjatë 122...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Lajme të tjera

Web TV