Kaosi në Kuvend/ Nikolla mbledh krerët e grupeve parlamentare, zbardhen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku prej 5 muajsh është bllokuar jeta parlamentare e vendit, ka bërë që vetë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, të kërkoje një takim me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në takim, i cili ka zgjatur mbi 3 orë, kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi, Mesila Doda.

Nikolla u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.

Ky takim konfirmohet për gazetarin Osman Stafa, nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë.

News24 ishte media e parë që lajmëroi publikisht të enjten se mes palëve pas 5 muajsh kanë nisur negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.

Burime bëjnë me dije, se kreu i Grupit Parlamentar të PD-se, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Negociatat që vijnë pas 5 muajsh, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike, dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës./O.S

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV