Aksidenti në Bullgari/ Xhaçka: Ngushëllime për jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, ndodhemi pranë tyre në këtë moment të vështirë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për aksident tragjik të ndodhur në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë deri më tani, të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut.

Xhaçka i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe thotë është pranë popullit të saj në Maqedoninë e Veriut në këtë moment të vështirë.