Aksidenti tragjik me 46 viktima/ Publikohen pamjet 3D, si ndodhi përplasja në Bullgari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat e vendit fqinj, kanë publikuar një video 3 D, ku tregohen detaje se si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në pamjet e publikuara, shihet se si autobusi fillimisht përplaset me bordurën anësore, ndërsa më pas, ndodh një tjetër përplasje në anë tjetër të rrugës. Pikërisht sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi mjeti është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku autobusi që po kthehej nga Turqia me turistë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u përplas dhe shkaktoi një tragjedi. Mes të lënduarve vlen të përmendet se ka pasur dhe 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë.

https://fb.watch/9tZNIKjLI2/

Të fundit

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

Lajme të tjera

Web TV