Vaksina: Dyqind euro për ta derdhur jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

Në Francë nuk mund të hysh në Luvër për të parë Mona Lizën, në restorant për të provuar një pjatë me djathra, nuk mund të hysh në metro apo të flesh në hotel pa treguar më parë “Green Pass”, provën e vaksinimit antiCovid. Të njëjtën gjë janë të detyruar ta bëjnë dhe shumica e të punësuarve, të cilët rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk pranojnë të vaksinohen. Në Gjermani, rregulli 3 G, kushtëzon që vetëm me test negativiteti apo vaksinë mund të shkosh në stadium apo të krehësh flokët. Edhe gjetkë në Evropë, nga veriu në jug, nga Danimarka, në Austri, Zvicër, Greqi e të tjerë, të pavaksinuarve po ju ngushtohen hapësirat e jetesës normale. Përtej Atlantikut, në SHBA dhe Kanada dhe masat po ashpërsohen gjithmonë e më shumë, në një përpjekje për të ndaluar me forcën e pengesës atë që arsyeja nuk po arrin ta bëjë dot. Në ka paqe as më në jug në Paqësor; Australia po ndjek të njëjtin trend mbylljeje dhe masash shtrënguese. Në thelb, ideja është e ngjashme kudo. Asnjë vend nuk të detyron të vaksinimin, por një spirale masash e bën pothuaj të pamundur jetesën për të pavaksinuarit. Kudo dhe gjithmonë e më shumë, ata po e gjejnë veten të përjashtuar nga jeta shoqërore.

Në Tiranë është ndryshe. Ka javë që ka nisur të funksionojë një treg ndryshe, një treg kriminal për vaksinat. Jo për t’u bërë, por për t’u shmangur vaksinimi. Ka sekserë që i gjen pranë qendrave të vaksinimit që në këmbim të rreth dyqind eurove, mund të gjejnë inferimeren e duhur: bën sikur të shpon në krah dhe e derdh jashtë lëngun që premton të shpëtojë jetë. Brenda çmimit sigurohet edhe kartoni i vaksinimit dhe mund të shënohet edhe emri në e-Albania. Kryesisht mosha të reja, por dhe naivë e skeptikë që gjenden kudo me shumicë, janë kërkuesit e këtij tregu të ndyrë që afron gjithmonë ofertë.

Kritikët e Ramës, cinikët e Gertës, por dhe ajo shumicë e frikshme e botës së internetit, të gjithë mallkuesit profesionistë shpërthyen në urrejtje kur ca pak doza Pfizer ju dhanë shqiptarëve të shquar mbi 80 vjeç. Ai vrer e helm ligësie mund të shplahej disi nëse mirëkuptohet frika që qënia njerëzore ka ndaj vdekjes. Në kushtet e mungesës së vaksinave në të gjithë botën, shumëkush ishte i gatshëm të paguante gjithçka për të injektuar çmimin e shpresës në trup. Me para apo me miqësi, me ngulm dhe panik, kush nuk merrte dot vaksinën, shënjonte si të paaftë qeverinë që nuk siguronte dot atë që mungonte për të gjithë botën. Por shumë shpejt, si me magji ndryshoi gjithçka dhe ajo që ndodhi më pas, është krejtësisht e pakuptueshme për një danez, gjerman apo britanik. Eshtë kriminale ajo që nisi të ndodhë. Rradhat e gjata të të vaksinuarve u zëvendësuan me rreshtat larushë botës së antivaksinave. Kush shante deri dje pse nuk kishte vaksina mjaftueshëm, sot urren çdo masë që mund të shtrëngojë jetën e të pavaksinuarve. Mbledhjet dhe tolerimet, harbimet dhe mungesa e çdo kujdesi individual ndaj pandemisë, e ka bërë Shqipërinë të duket siç është: një ishull i absurdit në Evropë. Ndaj në këtë absurd, do të vazhdojnë të jenë shumë ata që vetëm për ta derdhur jashtë, janë të gatshëm të paguajnë së paku dyqind euro.

Lexo edhe :  Leoni dëgjonte e s’përgjigjej, druaj se këtë po bën prapë

Eshtë e drejtë e çdo individi të refuzojë vaksinimin, por është e drejtë e shoqërisë që të refuzojë çdo individ që i kërcënon shëndetin. Ata që mendojnë se vaksinimi është një proces okult seleksionimi i popullsisë në thelb kanë të drejtë. Po ndodh pikërisht kjo gjë, seleksionimi social dhe natyror i njerëzimit, por me një diferencë: ikin ata që refuzojnë të vaksinohen.

Në të gjithë atë grup me skeptikë antivac, kush paguan për të shënuar emrin, por pa bërë vaksinën, ja ka hedhur të gjithëve. Ata ja kanë hedhur vetes sepse kanë një çertifikatë që ju shmang privimet, shtetit sepse tashmë janë një statistikë e rreme e Edit dhe Gertës, miqve dhe të afërmve sepse ata ju afrohen pa ndroje. Vetëm sëmundjes nuk ja hedhin dot. Ata janë pjesë e padiskutueshme e atij pothuaj njëqind për qindshi të vdekjeve nga Covidi, të cilët janë të pavaksinuar. Marrëzia nuk ka kurrë një çmim të qartë, por për të paguhet gjithmonë. Shpesh më shumë se njëherë për të njëjtën marrëzi. Pendesa për fundin që shpesh nuk harron të vijë fiks tek të pavaksinuarit, nuk i hyn në punë askujt përveç vetë viktimave të marrëzisë. Në Shqipëri ende është luks të mendohet se në stadium, restorante apo edhe në spital, mund të hyet vetëm me Green Pass. Tirana nuk është as Parisi, as Gjermania dhe as Vjena. Fatkeqësisht Tirana nuk është as Stambolli i mrekullueshëm, edhe Evropë, edhe Azi, nga i cili otomanët e dikurshëm, “i stërvitën” shqiptarët në sportin kombëtar: shijimi i marrëzisë për t’ja hedhur sa herë kanë mundësi qeverisjeve të tyre!

 

Të fundit

“CIA po bie….”/ Alarmi i shefit të ri në Senat

John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u...

Çfarë ndodhi? Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar...

“Unë kam atë që ti nuk e ke, jam nënë…”/ Gerta Gixhari i vë “gishtin” në plagë Rozanës

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA4”. Gerta dhe Rozana i kanë bërtitur njëra-tjetrës, ndësa G Bani është...

Fjalimi i lamtumirës! Trump merr të hënë detyrën, Biden: Një oligarki me ndikim

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar amerikanëve të mërkurën për të paralajmëruar për një “oligarki” të ultra të pasurve...

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza/ Begaj: Thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetin social X, Begaj shprehet se zbatimi i plotë...

Lajme të tjera

Web TV