Aksident në Berat, motori del nga rruga dhe merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar, 2 të plagosur rëndë nisen drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Çelepias” në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit.

Një motor me 4 rrota që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë, kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motorit Shkëlqim Plakalliu.
Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

Të fundit

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Lajme të tjera

Web TV