COVID-19/ Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, në Gjermani përkeqësohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjermani, situata epidemiologjike nga COVID-19 sa vjen e përkeqësohet, duke kaluar shifrën e 100 mijë vdekjeve. Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi se gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose vdesin deri në fund të dimrit. Në shumicën e rajoneve, vetëm të vaksinuarit dhe ata që janë shëruar nga virusi do të mund të hyjnë në vende publike si restorante ose sallat e koncerteve.

Dhoma e ulët e parlamentit të vendit, Bundestagu votoi në favor të kufizimeve të reja për vendin e punës dhe transportin publik.
Nga ana tjetër, e rëndë është situate edhe në Sllovaki, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme 90-ditore dhe një bllokim dy-javor.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, si blerja e sendeve ushqimore, udhëtimi për në punë dhe shkollë ose vaksinimi. Franca gjithashtu, po përballet me mbi 30,000 raste të reja ditore dhe sot pritet që të shpallë masa të reja kufizuese, ndërsa I infektuar ka rezultuar edhe kryeministri Zhan Kasto.

Qeveria italiane vendosi të përjashtojë personat e pavaksinuar nga aktivitete të caktuara të kohës së lirë, në një përpjekje për të frenuar rritjen e infeksioneve të koronavirusit dhe për të shmangur bllokimet e dëmtuara financiarisht.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV