Rruga e Arbrit çelet më 29 nëntor/ 80% e rrugës bëhet e kalueshme, drejt fundit tuneli i Murrizit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga akset më të rëndësishme të vendit që lidh kryeqytetin me të gjithë zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës është drejt hapjes së qarkullimit.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë të aksesueshme të gjitha brenda dy orëve.

Rruga përbëhet nga 6 tunele, 4 ura, ku ajo e Vashës dhe e Fshatit, ndër më të lartat në rajon dhe pjesa tjetër korsi e asfaltuar me dy sense në një total prej 70 km.

Menaxheri i projektit, Mihallaq Spirollari shprehet se rruga është në fazat e fundit drejt hapjes:

Siç e shikoni në këtë pjesë të rrugës së arbërit ne po asfaltojmë 2km te fundit të pjesës që do të hapet. Aktualisht me mbarimin e këtij asfalti ne sigurojmë që mbi 80% e rrugës që kemi në kontratë do jetë e aksesueshme dhe do të hapet në datën 29 nëntor.

Kjo pjesë ka një zgjidhje të përkohshme për arsye sepse formacionet janë te paqëndrueshme. Jemi edhe në hapat e fundit në tunelin e Murrizit dhe jo shumë kohë pas kësaj dite edhe ai tunel do jetë i përfunduar”.

Juvena Gjika, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës, shprehet se qarkullimi do lejojë aksesin në zonat përreth:

Praktikisht është parë për të ndihmuar trafikun e zonave ne te cilën shtrihet territori i rrugës së Arbrit hapja e parakohshme e trafikut, duke ruajtur bifunksionin, njëkohësisht e hapur për trafikun dhe nga ana tjetër duke vijuar të jemi kantier ndërtimi. Ne si njësi e zbatimit të projektit nisur edhe nga eksperienca të tjera mund ta përkufizojmë si një nga veprat infrastrukturore më komplekse. Me kënaqësi them se kompanitë e ndërtimit ne Shqipëri kanë fituar një eksperiencë jo më lokale apo rajonale, por janë të denja për të konkurruar me kompani europiane”.

Lexo edhe :  Endri Shabani kërkesë KQZ për të "djegur" Adriatik Lapajn

Në tunelin e Murrizit automjetet mund të qarkullojnë nëpërmjet bypass-it deri në përfundim të punimeve. Rruga e Arbrit përfundon në Bllatë, kufi me Maqedoninë e Veriut, duke lidhur Shqipërinë me Dibrën e Madhe, Gostivarin dhe Tetovën. Ashtu si Rruga e Kombit edhe kjo arterie pritet të bashkojë edhe më shumë shqiptarët e të gjitha trojeve./Top Channel

 

Të fundit

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV