Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Intervista/ Berisha: Jo parti të re, Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish. Zoti Berisha nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova. Zoti Berisha mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eleminuar zotin Basha, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Ju keni ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër kryetarit të Partisë Demokratike, e paprecedentë kjo lëvizje, brenda partisë tuaj. Por ajo për të cilën dua t’ju pyes është kësaj force, pse sot demokratët apo qoftë dhe opinioni publik, duhet të besojnë se lëvizja që ju keni ndërmarrë nuk është thjesht një hakmarrje personale ndaj zotit Basha pas vendimit për largimin tuaj nga grupi parlamentar, për shkak se departamenti i Shtetit ju shpalli non grata?

 

  1. Sali Berisha: Në këtë lëvizje nuk ka absolutisht asgjë personale. Ka dy probleme themelore, për të cilat unë gjykoj se Lul Basha nuk duhet të qëndrojë më asnjë minutë, por duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Problemi i parë dhe më themelor, janë katër humbje elektorale njëra pas tjetrës. Humbje të cilat shënojnë pas 8 vitesh qeverisje skandaloze, disfatë të plotë të kësaj partie, Partisë Demokratike. Në 2021 PD ka marrë 74 mijë vota më pak, po të bëhet sipas koalicioneve, krahasuar me vitin 2013. Lulzim Basha erdhi më 25 prill 2021, si lider që u votua vetëm nga 19 përqind e elektoratit të PD, pra erdhi si lider i thyer dhe nuk premton në mënyrë absolute fitore. Së dyti, problemin e shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit, unë e mbajta krejtësisht një çështje private, një betejë abosolutisht private. Dhe për këtë qëllim unë zgjodha dy linja të betejës sime, së pari gjyqësore, që në fillim ju drejtova gjykatës në Partis, së dyti, unë informova, mora një fushatë të gjerë informative, pranë miqve të mij, por jo vetëm miqve të mij, për shembull çdo senatori, çdo kongresmeni të SHBA-ve duke mos kërkuar asgjë prej tyre, veçse duke informuar se është abuzuar me ligjin e Kongresit dhe se unë i jam drejtuar gjykatës. Pra çështja ime u mbajt personale pa u përfshi në asnjë rast PD, dhe duke i thënë kryetarit që partia nuk duhet të përfshihet në këtë rast. Ne jemi parti proamerikane, properëndimore dhe ne nuk përfshihemi në një debat të tillë.

Zëri i Amerikës: Më falni që ju ndërpres zoti Berisha. Që nga maji kur doli vendimi i Departamentit deri në shtator kur zoti Basha ishte mjaftuar me shprehjen e keqardhjes, marrëdhëniet mes jush nuk duket se kishin ndryshuar. Ndërkhë që në këtë periudhë kohore pati zhvillime të rëndësishme në PD, pati një garë për kryetar e cila u zhvillua me shumë debate dhe kritika nga kandidatë, pati një kuvend, në të cilin u fiksua përqafimi juaj me zotin Basha, ditën e votimit për kryetar ju qëndruat mbi një orë në zyrën e zotit Basha. Dhe nuk i ngritët çështjet që shtroni sot…

 

  1. Sali Berisha: Shumë e drejtë. Në datën 20 maj, në konferencën e shtypit në hotel Rogner kam bërë një deklaratë në të cilën jam shprehur se vendimi im largim pa kthim merr fund. Unë do rikthehem dhe do luftoj për çdo funksion dhe post në harkun kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Dhe këtë Lulzim Basha sigurisht e lexonte shumë mirë, dhe kjo nënkuptonte së pari rikthimin tim në PD. A do të pranoja unë Lulzim Bashën kryetar të PD, pas katër disfatave elektorale. Jo kurrë. Unë do përpiqesha brenda PD të grumbulloja mbështetje që ai të largohej. Por a duhej unë të futesha në garë, pasi në mënyrën më të padrejtë dhe pa asnjë, fakt, dokument, argument shpallem non grata? Ajo nuk ishte në dinjitetin tim, se ajo tregonte sikur unë po kërkoj strehë tani në një garë partiake, apo ombrellë, nuk kisha qëllim unë ombrellën…

Zëri i Amerikës: Po ku është ndryshimi, pas tre muajsh?

 

  1. Sali Berisha: Tani po, shumë e drejtë. Lulzim Basha shkeli në mënyrën më flagrante statutin dhe sovranitetin e PD. Çfarë ndodhi? Këtu në gusht, erdhi zoti Philip Reeker, me të cilin kisha bashkëpunuar gjatësisht në vitet e pushtetit dhe ai i kërkon këtij që unë të mos jem në parlament. Pse bëhet kjo? Kjo bëhet meqenëse në dosje nuk ka asnjë fakt, argument, provë, që unë të rëndohesha politikisht dhe të triumfonte shpifja mbi mua. Basha më thotë, që më kërkoi këto zoti Reeker. I them kategorikisht jo! Kjo është çështje sovraniteti. Sa të jemi një vend i lirë, Sovran, anëtar i NATO-së, Këshillit të Europës, vetëm ligjet dhe zgjedhësit shqiptarë do përcaktojnë se kush do futet në parlament dhe askush tjetër. Pas kësaj, ambasadorja bëri deklaratën e njohur të “barit” dhe unë ju përgjigja. Dhe pas deklaratës, u bënë përpjekje të mëdha, deri në idenë e votimit të një ligji, gjë të cilën, kreu i qeverisë, që qëndron pas kësaj dosje, siç thotë vetë Sekretari Shtetit në raportet e tij, nuk pranoi të bënte një ligj për të përfshirë përcaktimin në ligjin për dekriminalizimin. Atë që nuk pranoi ta bënte kreu i Qeverisë e pranoi ta bëjë kryetari i PD, i cili ka marrë pjesë aktive në procesin e “përcaktimit”. Në ç’kuptim? Kur doli dosja Muzin, miqtë e mi në SHBA, më informuan se kryetari i PD-së mund të ndiqet penalisht për shkelje të rënda ligjore që ka bërë me transfertat e parave në SHBA, tek Nick Muzin. Unë besoja gjithnjë, jo variantin që më serviri miku im, apo dhe që më serviri ambasadori Donald Lu, por atë që më servirte Lulzim Basha, i cili më thoshte se nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Së dyti, po këto burime më informojnë se ky i thotë ambasadores, dhe jo vetëm ambasadores, se të gjitha vendimet i merr Sali Berisha, mi dikton Berisha, ndërkohë që ai ju thoshte ju gazetarëve se unë marr çdo vendim vetë. Të njejtën gjë më informon dhe një burim tjetër brendshëm, shumë i besueshëm që ky deklaron se vendimet nuk janë të miat, në një kohë kur vendimet ishin krejtësisht të tijat. Pra unë këto ja kisha thënë Lulzim Bashës, se ai në bisedë e sipër më kishte informuar se ambasadorja i thotë atij se ne e kemi paralajmëruar Berishën. I them se zotëri, mua kurrë një paralajmërim, përveç Edi Ramës, që më tha në vitin 2019, në janar më duket, se nuk mund të kalosh Atlantikun, se ke bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve, për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve, kjo ishte teza e Xhorxh Sorosit. I them, Lul nuk më ka thënë mua njeri se po dezinjohesh, por çfarë më kanë thënë mua, më kanë thënë se ti i ke thënë ambasadores dhe jo vetëm ambasadores, se prapa të gjitha vendimeve është Berisha dhe se Berisha kontrollon totalisht çdo vendimmarrje në PD. Këtë ja kisha thënë dhe unë nuk mund të merresha me problemet e tij, për çështje personale. Pse u mora pastaj? U mora se në shkelje flagrante të statutit të partisë, përjashton Sali Berishën nga grupi parlamentar, një ditë përpara nisjes së parlamentit, nën presionin, siç tha ai, e tmerrshëm të ambasadores Yuri Kim dhe kërcënimeve që ai rreshtonte në fantazinë e tij nëse nuk do ndodhë ky përjashtim. Atëherë vetkuptohet kisha dy çështje. Së pari do mbroja sovranitetin e PD. Partia Demokratike nuk mund të marrë kurrë vendimet të diktuara nga askush përveç nga anëtarësia e saj. Së dyti do të mbroja kushtetutën e PD. Statuti i PD, nuk jep asnjë kompetencë në masa disiplinore kryetarit. Që të gjitha i ka Këshilli Kombëtar dhe me dy të tretat. Lulzim Basha i komunikoi publikut një vendim që është zero dhe sot, pa asnjë konsultim me asnjeri. Më tha mua 20-30 minuta përpara. I thashë që do të kundërvihem me të gjithë forcën time për të mbrojtur statutin dhe ligjshmërinë. Dhe kjo ndodhi. Pra unë nuk po mbroj asgjë personale. Përkundrazi, po mbroj kushtetutën e Partisë dhe sovranitetin e forcës politike, pasi një forcë jo sovrae nuk vjen kurrë në pushtet. Është fasadë, fiksion dhe jo realitet.
Lexo edhe :  Kuvendi sot seancë/ Grupi i PD mblidhet në seli, ja çfarë pritet të diskutohet

Zëri i Amerikës: Të kthehemi pak te Kuvendi Ii datës 11. Çfarë do të ndodhë. Sepse kemi në anën tjetër zotin Basha që thotë se nuk e njeh…

 

  1. Sali Berisha: Kuvendi i datës 11 dhjetor mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i Partisë Demokratike parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2 mijë firma, por janë mbledhur 4 mijë e 200 firma të dorëzuara, por deri tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave, në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur por të ketë edhe maxhorancën. Arritja e maxhorancës e tmerron zotin Basha. Ai e di se aty ka humbur çdo dava, ndaj ai ka zgjedhur mohimin e firmave. Ai ka ndërprerë çdo komunikim me anëtarësinë, e tani së fundi mbylli për komente edhe Facebook-un edhe Twitter-in e tij, një akt që nuk e kisha dëgjuar kurrë. Nuk mund t’i bëhen më komente dhe i bllokoi nga frika e komenteve. Në rast se në një asamble, Kuvendi thirret jo nga përfaqësia por nga anëtarësia, atëherë përfaqësia shndërrohet vetvetiu thjesht në anëtarësi. Zoti Basha është i ftuar, se është anëtar Kuvendi, është i mirëpritur, po të dëshirojë të vijë, po të mos vijë, mungon dhe nuk ka ndonjë pasojë. Natyrisht Kuvendi do të marrë të gjitha masat për të rikthyer votën e lirë në Partinë Demokratike, për të rikthyer organet funksionale të Partisë Demokratike dhe jofiktive, për të rikthyer pushtetin tek anëtarët e Partisë Demokratike, primaret e vërteta dhe jo primaret me seleksion negativ, që vendosi Lulzim Basha.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, jemi përballë këtij realiteti, ju do mblidhni një Kuvend më 11 dhjetor. Zoti Basha në 18 dhjetor. Si ju do arrini të impononi vendimet që do merrni?

 

  1. Sali Berisha: Ai është një anti-Kuvend. Atë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Është një nga aktet më të turpshme në historinë e një vendi. Mund të garantoj që Lulzim Bashës masivisht po i refuzojnë firmosjen e një formulari që ka shpërndarë, i cili të rikujton sistemin e patronazhistëve të Edi Ramës.

Zëri i Amerikës: Po atëherë kjo do të shkojë në çështje gjyqësore, si do ndahet?

  1. Sali Berisha: Jo nuk do të shkojë në çështje gjyqësore. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë kryetarin. Në rast se Kuvendi shkarkon Lulzim Bashën, nuk ka gjykatë në botë që e rikthen atë në krye të Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Po a e parashikon statuti? Mesa kam lexuar parashikon shkarkimin me propozim të Këshillit Kombëtar…

  1. Sali Berisha: Absolutisht jo. Me propozim të Këshillit Kombëtar në qoftë se Këshilli Kombëtar thërret Kuvendin. Por këtë Kuvend nuk e ka thirrur Këshilli Kombëtar, e ka thirrur anëtarësia. Në këtë rast Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë një këshill kombëtar të ri, ka të drejtë të plotë të zgjedhë një kryetar të ri, ka të drejtë të shkrijë partinë. Kuvendi i Partisë Demokratike ka të drejtë të shpallë të shkrirë Partinë Demokratike, sipas statutit që ka formuluar dhe votuar vet Lulzim Basha. Nuk ekziston asnjë nen, asnjë klauzolë, që të detyrojë 2 mijë firmëtarë që të depozitojnë pranë Sekretarit të përgjithshëm, apo pranë dikujt tjetër, firmat e tyre.

Zëri i Amerikës: Por ka një rregullore, zoti Bardhi ka thënë se është një rregullore e vitit 2009 e miratuar në kohën tuaj

  1. Sali Berisha: Është një trillim i tyre. S’ka asnjë vlerë. Regulloret janë nënakte. Po ra kushtetuta bie çdo nënakt.

Zëri i Amerikës: Kushtetuta ende nuk ka rënë.

  1. Sali Berisha: Totalisht Ai ka depozituar në gjykatë Statutin e vitit 2018. MUnd të shkoni në gjykatë e ta merrni, kurse ndërtimin e ka bërë me Statutin e vitit 2021. Por Statuti i vitit 2018 ka rrëzuar gjithçka para saj. Është njëlloj sikur unë të përdor ligjet e diktaturës komuniste apo të një sistemi tjetër. Basha ndërtoi Kushtetutën e vet (Statutin e ri), dhe në Kushtetutën e vet nuk ka shkruar asnjë fjalë, nuk ka bërë asnjë rregullore për këtë çështje. Ai ka të drejtë të caktojë njerëzit dhe të vijë e të verifikojnë një për një delegatët, numrin e atyre që e kanë thirrur, kuorumin në Kuvend, të sjellë sekretarin organizativ dhe të verifikojë një për një firmat e atyre që kanë firmosur. Nëse ne nuk i bëjmë dot publik, se nuk na lejon Kushtetuta dhe ligji për të dhënat personale, as Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, por nuk na pengon asgjë për të bërë transparencën. Edhe ju, ekipi juaj jeni të ftuar të verifikoni çdo firmë që është vendour aty.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, ju flisni për ndryshime statutore, për parimin e votës, megjithatë, dy javë më parë deklaruat se nisma juaj synon ndër të tjera, dhe po ju citoj rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Atëherë ku është gara, ku janë primaret, kur ju e shpallni që tani që do jeni ju drejtuesi…

Sali Berisha: Çfarë synon Sali Berisha? Synon të sigurojë kushte për një garë të ndershme dhe të

vijë cilido demokrat dhe të garojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Por a duhet t’i garantojë statuti dhe jo ju?

 

  1. Sali Berisha: Sigurisht statuti i garanton dhe i ka të garantuara, por do t’i garantoj edhe unë, që nuk do të përdoret autoriteti im për të pushtuar hapësirën e rivalit tim, apo rivalëve të mi. Kjo është garancia ime, se garancia ligjore është në statut. Nuk mund ta mohoj se unë kam një autoritet në këtë forcë politike dhe ai nuk do të përdoret. Domethënë të gjitha kushtet që do të përcaktojnë rivalët në një garë unë do t’i pranoj me kënaqësi.

 

Zëri i Amerikës: Ju flisni për një Kuvend të bashkimit. Zoti Basha po ashtu për një Kuvend të bashkimit, ndërkohë që si po rrjedhin ngjarjet vetëm te bashkimi duket se nuk po shkohet. Dhe duket madje se e vetmja zgjidhje, i vetmi përfundim do të jetë çarja e PD…

 

  1. Sali Berisha: Ne flasim për një kuvend bashkimi dhe nëse ju ndiqni foltoret, ju mund të shihni aty bashkimin si realitet, ku po afrohen nga themeluesit e Partisë Demokratike deri te anëtarët më të rinj të saj. Dhe kjo është e vërteta. Por nga ana tjetër, nuk e mohoj se ka një përqindje që ende nuk ia kanë hequr besimin Lulzim Bashës. Ç’po ndodh? Kjo përqindje po zvogëlohet në progresion gjeometrik çdo ditë. Të dhënat e poll-it të fundit ishin katastrofale. Po shkonte drejt 10 për qindshit. Ju garantoj që gjer në Kuvend ai do të shkojë drejt 1 për qindshit. Megjithatë, për mua edhe ai 1 për qind ka vlerë dhe e ftoj të vijë. Ai ka një rënie në pikiatë, një rënie të lire. Kjo ndodh se shumica e demokratëve, sipas atij Poll-i, besojnë se Lulzim Basha po kombinon me Edi Ramën. E besonin, e ndjenin. Sot, shumica, 80-90 për qind e demokratëve shohin se me të nuk fitohen zgjedhjet.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha a është një opsion për ju një forcë e re politike?

  1. Sali Berisha: Kurrë jo. Përkundrazi, rithemelim i Partisë Demokratike, shndërrimi i saj në një opozitë të vërtetë, për të cilën ka nevojë jetike vendi. Gjithë kjo gjë që u bë, ndëshkimi i Sali Berishës tre javë pasi humbi zgjedhjet, nuk kishte qëllim tjetër, vetëm për të ndihmuar Edi Ramën dhe për të shndërruar opozitën në një fasadë opozitë, por kjo dështoi në mënyrë përfundimtare. Marrë me shkurtime nga VOA

Të fundit

E akuzuan se përdorte lëndë narkotike, kantautori Gjergj Jorgaqi flet pa dorashka

Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë një anë tjetër tijën në një program televiziv. Ndërsa përshkroi momentin e vështirë që kaloi...

Studimi i ri zbulon evolucionin e shkretëtirës Taklimakan

Një studim i ri nga studiues nga Universiteti Lanzhou i Kinës ka dhënë njohuri të vlefshme mbi formimin dhe evolucionin e shkretëtirës Taklimakan, më...

Bllokimi i gazetarëve në Kapshticë, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron bllokimin e reporterëve dhe operatorëve të mediave të Shqipërisë në pikën kufitare të Kapshticës, ditën e djeshme, thyerje...

PD-së i ka humbur populli, jo kauza

Nga Ben Andoni Kauza e PD-së e këtij momenti dhe e gjithë kësaj fushate, pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, është kërkesa...

Bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufi, nuk përmbahet Rama: Situatë absurde

Kryeministri Edi Rama, në takim me shqiptarët në Selanik, u ndal tek bllokimi për disa orë i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë. Ai tha...

Lajme të tjera

Web TV