Vrau dhe groposi 8-vjeçarin në Fier, shkrumbohet shtëpia e Klodian Çalamanit

Shtëpia e Klodian Çalamanit, monstrës që vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin në Greçalli të Fierit, është djegur.

Dhoma ku jetonte 38-vjecari është shkrumbuar bashkë me orenditë.

Nuk bëhet ende e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.