Policia Rrugore ndëshkon shoferët e pabindur, pezullohen 206 leje drejtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të garantimit të rendit të sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve, policia rrugore gjatë kësaj jave ka arrestuar 28 shoferë automjetesh, 20 prej të cilëve u kapën ‘tap” në timon, ndërsa të tjerët pa patentë.

Për shkak të shkeljeve, makina inteligjente ka evidentuar 2334 drejtues mjetesh, të cilëve do t’iu shkojë gjoba në shtëpi. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 4121 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 206 leje drejtimi, nga të cilat 113 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 38 për qarkullim në sens të kundërt.

Në kuadër të festave të nëntorit, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke rritur prezencën e shërbimeve policore, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të ketë ceremoni festive.

Të fundit

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Lajme të tjera

Web TV