Veliaj mban fjalimin e parë frengjisht në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë: ‘Kalova edhe provën time të parë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i ftuar në hapjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, (në të cilën shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua me çmimin “Ordre de la Pleiade, de la Francophonie et du dialogue de cultures”), ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Por, ndryshe nga herët e tjera, Veliaj zgjodhi që t’u drejtohej parlamentarëve frankofonë në gjuhën frënge.

“Me këtë rast, kalova edhe provën time të parë të një fjalimi në frëngjisht, ndaj mund të më numëroni edhe mua në rradhën e frankofonëve të rinj”, tha Veliaj në fund të fjalës, duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve.

“Siç më njoftuan më herët, ju keni një vit që po ushtroni frëngjishten dhe sot ushtrimi juaj doli shkëlqyeshëm! Unë e flas shumë më keq shqipen. Faleminderit që na pritët në qytetin tuaj të bukur”, miratoi menjëherë Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jean-Charles Luperto.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV