15-vjeçarja nga Kurbini i dërgoi letër, Presidentja e KE e prekur: Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një letër të shkruar me shkrim dore nga Erjola, një 15-vjeçare nga Kurbini.

15-vjeçarja  e falenderon Von der Leyen për rindërtimin e shkollës së saj të shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Nëpërmjet postimit në Instagram, Von der Leyen ka publikuar letrën e adoleshentes shqiptare, teksa thotë se ndihet e prekur. Ndër të tjera ajo thekson se kjo letër është  kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku.

Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik.

Ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së.

Kjo letër më preku. Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria.

Dy vite më parë, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë, duke vrarë dhjetëra. Ndër bashkitë më të prekura ishte Kurbini dhe ndër ndërtesat e shkatërruara ishte shkolla e Erjolës”, shkruan Von der Leyen./

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Lajme të tjera

Web TV