“Krenar që ju quajmë mik”/ Blinken uron Shqipërinë për Pavarësinë: Partner dhe aleat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e Pavarësisë. Në një deklaratë Blinken përgëzon shqiptarët për 109-vjetorin e pavarësisë, ndërsa kujton se miqësia mes dy vendeve daton më shumë se një shekull, kur Woodrow Wilson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ndërsa rrezikohej copëtimi i mëtejshëm i territoreve.

Sekretari i Shtetit kujton gjithashtu 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike që u shënua këtë vit, ndërsa e mbyll mesazhin duke theksuar se SHBA është krenare ta quajë vendin tonë, mik, aleat dhe partner.

Deklarata e plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë popullin e Shqipërisë teksa festoni 109- vjetorin e Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.

Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e demonstroi këtë frymë sërish këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit.

Në vitin 2021, ne shënuam 30 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991. Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe :  Shqiptarët dynden të denoncojnë zaptimin e hapësirave publike

Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat.

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme

Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë. Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. “Njofton DVKM Korçë, se...

Lajme të tjera

Web TV