Lidhje e fshehtë/ Si u asfiksuan nga gazi dy të dashurit dhe dëshmia e fqinjëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e djeshme u gjetën pajetë në Golem një çift, të cilët kishin lidhje të fshehtë. Paraprakisht dyshohet se burri 60 vjeçar dhe gruaja 50 vjeçare kanë vdekur si pasojë e asfiksisë së gazit. Ata janë gjendur brenda apartamentit nga policia pas alarmit nga ana e fëmijëve të tyre, të cilët kishin shkëputur kontaktet që prej së enjtes.

Të enjten ishin larguar nga Tirana për të kaluar kohë së bashku në Golem, por janë gjetur të asfiksuar në banesë. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Mihal Jani dhe 50-vjeçaren Anila Llulla, të cilët këtë të shtunë u gjetën të pajetë në apartamentin e katit të dytë të pallatit në rrugën “Bulevardi i Pishave” në Golem. Paraprakisht dyshohet se çifti është asfiksuar nga gazi në banesë.

Kanë qenë fëmijët e dy viktimave që kanë denoncuar fillimisht humbjen e kontakteve me ta. I shqetësuar për largimin e të ëmës djali i saj kishte denoncuar në polici. Po kështu edhe i biri i 60-vjeçarit pasi nuk merrte përgjigje nga telefoni i atit, kishte shkuar në apartamentin që familja përdorte për pushime në Golem. As aty nuk përgjigjej njeri. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë, të cilat kanë hapur derën me forcë duke gjetur brenda të vdekur Janin dhe Llullën.

Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë një natë më parë sikurse dëshmojnë edhe fqinjët që kanë ndjerë erën e gazit në pallat. Fëmijët e 60-vjeçarit dhe 50-vjeçares janë marrë në pyetje nga policia. Për momentin vdekja e çiftit konsiderohet aksidentale, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, pasi lidhja e tyre ka qenë e fshehtë.

Të fundit

Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë, ish-diplomati: Është e sajuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, sipas raportimeve nga mediat...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Pamjet që bënë “xhiron” e rrjetit, australianët votuan me rroba plazhi

Laboristi Anthony Albanese, ish-sindikalisti me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë si Kryeministër në Australi. Partia Laburiste e...

Izraeli dislikon trupat ushtarakë në jug të Sirisë

Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të mbrojnë minoritetin druze, pas...

Vrau bashkëshorten në Shkodër, turisti amerikan: Më shau

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën të premten. Klan News ka zbardhë dëshminë e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito,...

Lajme të tjera

Web TV