Shkatërrohet ‘banda’ shqiptare në Greqi/ Kishin ngritur laborator droge që ruhej nga një 60-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot policia e Antidrogës ka bërë një ndërhyrje në një apartament në Galatsi në Greqi, ku zbuloi një laborator të pajisur për të përgatitur heroinë dhe arrestoi tre shqiptar, dy burra dhe një grua të moshës 36, 33 dhe 60 vjeç. Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 21.5 kilogramë heroinë.

Nga vëzhgimet e bëra u zbuluan edhe rolet e anëtarëve të grupit. 36-vjeçari ishte ‘koka’ e bandës, ndërkohë që koordinonte trafikun e drogës. Ndërsa 33-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja e heroinës.

Sakaq 60-vjeçarja, mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e laboratorit të heroinës.

Burime policore bëjnë të ditur se heroina shpërndahej nëpër sheshe në qendër të Athinës. Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë.

Arrestimet u kryen mesditën e së shtunës, pas një operacioni të organizuar të policisë në Qipseli dhe Galatsi. Ndaj tyre janë ngitur akuza penale për organisim kriminal si dhe armëmbajtje.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV