Ceremonia e “Topit të Artë”, Pedri merr “Kopa Trophy” si lojtari i ri më i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur numërimi mbrapsht sa i përket fituesit të ‘’Topit të Artë’’ ku emri i fituesit parashikohet të zbulohet në orën 20:30 të mbrëmjes.

Ndërkohë sa i përket listës, janë zbuluar 13 kandidatët e parë nga fundit, nisur nga votat e gazetarëve që kanë marrë pjesë në votim. Luka Modriç është renditur vetëm i fundit këtë vit, duke marrë si sukses vetëm pjesëmarrjen në top 30-she.

Një pozicion qesharak për Nejmar që ka zënë vetëm vendin e 16-të, shumë larg pritshmërive për një nga pretendentët më të fortë ndër vite.

Ndërsa dy lojtarët e Interit janë ‘’djegur’’, Nikolo Barela (26) dhe Lautaro Martinez (21) bashkuar dhe Simon Kjaer që është renditur në vendin e 18-të. Ndërkohë jo keq ka bërë Romelu Lukaku që ka zënë vendin e 12-të në një listë mes shumë yjesh botëror.

 

Fill pas belgut, vjen sulmuesi i momentit Erling Haland që shikohet si një potencial i madh për ”Topin e Artë” në të ardhmen.

 

Ndërkohë këta janë 10 emrat e mbetur nga lista, ku njëri prej tyre do të triumfojë për çmimin e madh: Zhorzhinjo (Çelsi), Donaruma (PSG), Levandovski (Bajern Mynih), De Bryjne (Mançester Siti), Kante (Çelsi), Mesi (Barcelona/ PSG), Kristiano Ronaldo (Juventus/ Mançester Junajtid), Benzema (Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Muhamed Salah (Liverpul)

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV