Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë.

Burime nga Prokuroria e Kavajës, bëjnë me dije se për hetime më të plota dhe më të specializuara, do të përfshihet dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, posaçërisht Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Kërkohet nga kjo Agjenci e ushtrisë që ekspertët e saj të zhvillojnë një eksperiment për të provuar nëse turistët rusë janë helmuar apo jo me agjentë kimikë.

Prokuroria e Kajavës bën me dije për Report Tv se është ende shumë larg gjetjes së shkakut të vdekjes, asfiksi për shkak të saunës apo vrasje e mundshme.

Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.

Çfarë është Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) është institucion i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.

AISM është person juridik publik, në varësi të ministrit të Mbrojtjes dhe funksionon bazuar në ligjin nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Agjencia ka stemën dhe flamurin e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ka numrin kodik dhe atë luftarak, sipas përcaktimeve të autoriteteve ushtarake.

Lexo edhe :  Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën

Agjencia vepron në fushën e Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura, duke i mbështetur në misione në kuadër të NATO, BE dhe OKB. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ushtron kompetencat e saj mbi veprimtari që lidhen me kërcënime ose rreziqe që synojnë të cenojnë, ose cenojnë Forcat e Armatosura në realizimin e misionit të tyre kushtetues.

AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV