Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, Rama merr pjesë në “heqjen e traut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u prit dje në një ceremoni simbolike në heqjen e traut pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit. Kryeministri konfirmoi se provizorisht lejohet qarkullimi i automjeteve. Reagon PD: Rruga e papërfunduar, hapja është propagandistike.

Kryeministri Edi Rama vizitoi punimet në Rrugën e Arbrit gjatë ditës së djeshme, ndërsa lajmëroi edhe hapjen provizore të kësaj rrugë. Kreu i qeverisë u prit me festës nga drejtues lokal dhe disa banorë të zonës, në ceremoninë e ngritjes së traut. “Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, provizorisht kalohet me bypass në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së djeshme. MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit. Por ndërsa u zhvillua paradite ceremonia e hapjes së rrugës, duket se qytetarët të nxitur edhe nga njoftimet kanë shfrytëzuar aksin për të mbërritur më shpejt në Dibër, por kanë mbetur të bllokuar në rrugë për disa orë. Shkak janë bërë reshjet e dëborës, por edhe ngushtimi në disa akse dhe rruga jo e mirë në disa segmente të tjera. Për këtë ka reaguar edhe deputetja e PD-së së qarkut Dibër Dhorata Çupi. “Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.”- shkruan Çupi ndërsa shton se e vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike. “Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”- përfundon Çupi postimin e saj. Rruga ishte parashikuar në fillim që të përfundonte në fundin e vitit 2020, më pas u shty për një vit dhe tashmë zyrtarisht mësohet se ajo do jetë tërësisht e përfunduar në pranverë. Kjo mbetet një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme, duke shkurtuar distancën në rreth katër orë nga Tirana në Peshkopi, por edhe në zonat e tjera si Burreli apo Klosi. Projekti i Rrugës së Arbrit ka qenë i hershëm që në kohën kur vendi drejtohej nga kryeministri Sali Berisha. disa punime u kryen, por më pas për mungesë fondesh rruga mbeti e papërfunduar. Ajo është dhënë me konçesion për 350 milionë euro nga qeveria Rama dhe cilësohet si aks i vështirë, pasi përveç tuneleve janë kryer ndërhyrje në ndërtimin e urave. Edhe stabiliteti gjeologjik është cilësuar si problematik. Megjithë vështirësitë pritet që ky aks i rëndësishëm rrugor të jetë i përfunduar në fund të pranverës. Nuk dihet ende nëse do të ketë ose jo një taksë për shfrytëzimin e këtij aksi.

Të fundit

Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi...

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Lajme të tjera

Web TV