U rendit i 6-ti, Cristiano Ronaldo ‘shpërthen’ ndaj ‘Ballon d’Or’: Është një mungesë respekti totale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo shfryn ndaj France Football dhe më konkretisht ndaj kryeredaktorit të revistës franceze Pascal Ferre me këtë të fundit që në një intervistë kishte deklaruar se fiksimi i CR7 është të fitojë një Top të Artë më shumë se Lionel Messi në karrierë.

Ronaldo nuk është aspak dakord me këtë deklaratë dhe ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale. Në garën për Topin e Artë për vitin 2021, Cristiano Ronaldo u rendit në vendin e 6-të.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse Pascal Ferre tha që unë i kisha treguar se ambicia ime e vetme ishte të fitoja me shumë Topa të Artë në karrierë se Lionel Messi. Pascal Ferre gënjen. Ai përdori emrin tim për të promovuar veten e tij dhe profesionin që ai bën.

Është e papranueshme që një person i cili është përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejë kështu. Është një mungesë respekti totale. Gjithashtu gënjeu duke justifikuar mungesën time në ceremoni, si pasojë e rregullave të karantinës që nuk kanë arsye të ekzistojnë.

Dua të përgëzoj këdo që e fiton sepse unë e kam mbështetur karrierën time tek loja e pastër. Unë fitoj për veten dhe jo për të tjerët. Ambicia ime më e madhe është që të fitojë titujt më prestigjioz me klubin dhe kombëtaren time.

Dua të jem shembull për ata që duan të bëhen futbollistë. Dua që emri im të shkruhet me germa të arta në historinë e futbollit. E përmbyll shkrimin tim duke thënë që fokusi im është tek ndeshja e radhës me Manchester United. Pjesa tjetër? Le të mbetet ashtu”, shkruan Ronaldo në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të fundit

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti ekskluziv i arrestimit të Jozefin Markut nga policia

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit...

Rama dije në çeljen e fushatës: Kam sjellë surprizë një çun problematik

Në çeljen e fushatës së PS, u lançua edhe kënga zyrtare e socialistëve për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama prezantoi Noizyn, duke thënë se ka...

Euro ‘ngec’ përballë lekut, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 13 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira...

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do ta gjeni këtë mundësi kur...

Lajme të tjera

Web TV