Vranë një 20-vjeçar në Gjermani/ Kapen dy shqiptarët e shumëkërkuar në Spanjë (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, dy të rinjtë dyshohen si autorët e një vrasjeje të ndodhur në Gjermani. Të arrestuarit nga policia janë Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Si ndodhi ngjarja

Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, ku një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Për të bërë të mundur kapjen e autorëve nisi operacioni “Tattoo”, ku u angazhua një skuadër prej 25 anëtarësh. Operacionit i është vendosur emri “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin, dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV